Plakja e parakohshme e lëkurës
Çfarë e shkakton plakjen e parakohëshme të lëkurës?
Plakja e parakohëshme lidhet me disa faktorë kryesore që janë:

⇨Dielli
-Rrezatimi diellor përshpejton shkatërrimin e fibrave të kolagjenit në lëkurën tonë përmes procesit të oksidimit.
-Ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit ul elasticitetin e lëkurës dhe fortësinë e saj.

⇨Stresi
-Stresi i zgjatur emocional shkakton rritjen e sekretimit të hormoneve të stresit, të tilla si kortizol dhe adrenalin. -Hormonet e stresit përshpejtojë proceset e plakjes që përfshijnë shtypjen e sintezës normale të indit lidhor, trashje karakteristike të fytyrës dhe rrudha të thella.

⇨Alkooli
-Pirja e alkoolit është një prej shkaqeve të rrudhave të syve dhe fytyrës, që rezultojnë nga akumulimi i produkteve toksike në shtresat e thella të lëkurës.

⇨Depresioni
-Ndjenjat e zgjatura të trishtimit shkaktojnë shkurtimin e "telomeres"-strukturave të vendosura në të gjitha qelizat e trupit tonë që prekin ndër të tjera në jetëgjatësinë e qelizës.
-Ajo ndalon ndarjen e qelizave dhe shkakton vdekjen e parakohshme të qelizave.

⇨Gjenetika
-Gjenetika luan një rol kryesor në mënyrën se si plaket lëkura.
-Fototipi dhe lloji i lëkurës me të cilin kemi lindur bëjnë një ndryshim në atë se sa shpejt shfaqen shenjat e plakjes në sipërfaqen e lëkurës.

⇨Pirja e duhanit
-Pirja e duhanit shkakton rrudha të parakohshme, zakonisht shfaqen në zona ku lëkura është shumë e hollë, siç janë anët e syve dhe mbi buzën e sipërme.
-Arsyeja qëndron në uljen e nivelit të vitaminës C në gjak, e cila është 60% më e ulët në krahasim me nivelin e gjetur në gjakun e jo-duhanpirësve.

⇨Një dietë e dobët
-Frutat dhe perimet janë burimi kryesor i antioksidantëve në të ushqyerit e përditshëm.
-Antioksidantët neutralizojnë dëmin oksidativ lidhur me ekspozimin e zgjatur në diell.
-Gjithashtu frutat dhe perimet të pasura me vitaminë C janë thelbësore për prodhimin e duhur të kolagjenit.

⇨Mungesa e gjumit
-Gjumi është mënyra më e mirë për të rigjeneruar lëkurën dhe qetsia është ajo që i bën muskujt të pushojnë, për t’u ngritur plot energji në mëngjes.
-Pasojat që na lë pagjumësia janë të shumta si ulja e përqendrimit, probleme me memorien dhe më tej rrezikun e një infarkti, diabetin, rritja e presionit të gjakut, plakjen e lëkurës tuaj si dhe shfaqjen e rrudhave.

⇨Mimika e fytyrës
-Rrudhat e mimikes shfaqen si pasojë e tkurrjes së muskujve të fytyrës sa here që ne shprehim një emocion.
-Lëvizjet dhe mimikat e fytyrës, të tilla si buzëqeshje,forcimi i syve gjatë leximit apo punës në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, dhe çojnë në krijimin e vijave të holla apo krijim të rrudhave.
-Sa herë që përdorni një muskul të fytyrës, një “vijëzim” formohet nën sipërfaqen e lëkurës. -Dhe me kalimin e viteve, këto “vijëzime” theksohen dhe bëhen tipare të përhershme në fytyrën tuaj.
-Ndër rrudha të mimikes mund të përmendim rrudhat rreth syve, gojës, dhe ballit.

⇨Mospirja e mjaftueshme e ujit
-Studimet pohojnë se shtresa e jashtme e lëkurës tuaj mund të ndjehet e ashpër, në qoftë se ajo nuk përmban ujë të mjaftueshëm.
-Çdo organ dhe sistem në trupin tonë ka nevojë për ujë për të rregulluar temperaturën e trupit, të pastrohet nga toksinat, të ndihmojë tretjen dhe të ushqejë qelizat.
Related News