Roli i antioksidantëve kundër plakjes
Roli i antioksidantëve dhe vitaminave kundër plakjes së lëkurës
Antioksidantët janë substanca natyrale të përbëra nga vitamina dhe minerale që veprojnë në radikalet e lira dhe mbrojnë lëkurën nga faktorët e dëmshëm si dielli, ndotja e mjedisit, duhani etj.
Radikalet e lira janë molekula që mund të shkaktojnë dëme në komponentë të ndryshëm në qeliza si: ADN, proteina, barriera të jashtme dhe matricë.
Qelizat e dëmtuara kontribuojnë në përshpejtimin e plakjes, shfaqen rrudhat, lëkura thahet, shfaqen rrathë të errët, lëkura duket më e lodhur dhe e zbehtë.

- Disa nga antioksidantët e provuar që kanë një efekt 100% në parandalimin dhe reduktimin e dëmtimit të lëkurës janë:
 Vitamina C, vitamina E dhe vitamina A, vitamina B3.

⇨ Vitamina A (retinol)
Retinoli është një lloj retinoidi që rrjedh nga vitamina A.
Stimulon rinovimin e qelizave në lëkurë, stimulon prodhimin e kolagjenit, balancon sebumin dhe lufton kundër radikalëve të lirë.
Kontribuon në qëndrueshmërinë e saj, zbut rrudhat dhe linjat, përmirëson pamjen e lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit, fibroblasteve dhe elasticitetit.

⇨ Vitamina C
E njohur edhe si acidi askorbik, vitamina C, sipas studimeve, përveç vetive antioksiduese, vepron edhe kundër plakjes së lëkurës.
Redukton rrudhat, lufton radikalet e lira që shkaktojnë shenjat e para të plakjes dhe parregullsitë, përmirëson strukturën e lëkurës, rikthen shkëlqimin e humbur.

⇨ Vitamina E
E njohur kryesisht për vetitë e saj super hidratuese, vitamina E gjithashtu ka veti antioksiduese dhe kundër plakjes.
Lufton radikalet e lira të shkaktuara nga ekspozimi UV, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit.
Përdoret për të gjitha llojet e lëkurës.
⇨ Vitamina B3
Është një vitaminë që forcon barrierën e lëkurës për të ndihmuar lëkurën të mbajë lagështinë duke hequr papastërtitë. Gjithashtu redukton prezencën e hiperpigmentimit inflamator, siç janë puçrrat, duke siguruar kështu lëkurë të freskët dhe të pastër.

⇨ Linja farmaceutike German Skin Pro me një formulë unike, efektive dhe të shëndetshme ofron antioksidantë me një përbërje tërësisht organike si: vitaminë C, acid hialuronik, retinol dhe ekstrakte të tjera bimore.
Për të gjitha llojet e lëkurës, ideale për lëkurë të ndjeshme, lëkura e thith atë në kohë rekord.
Related News